Politike

Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Revolta dhe vetëm revolta është rruga e përmbysjes së kësaj diktature autokratike 

Gjatë një konference për mediat, Berisha ftoi të të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, të mbushin rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës.

30 Janar 2026, 13:53 Nga E.d
Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Revolta dhe vetëm revolta është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vetëm revolta është rruga e përmbysjes së kësaj diktature autokratike. Gjatë një konference për mediat, Berisha ftoi të të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, të mbushin rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës.

"Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta opozita

Sondazh

Poll