Politike

Berisha njofton protestën e radhës: Më 10 shkurt ti japim Ramës leksionin e merituar

Berisha tha se protesta do të zhvillohet në orën 5 në Tiranë, për t’i dhënë leksionin e merituar organizatës kriminale me në krye Edi.

30 Janar 2026, 13:31 Nga E.d
Berisha njofton protestën e radhës: Më 10 shkurt ti japim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme, protestën e rradhës të opozitës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se protesta do të mbahet më 10 shkurt.

Berisha tha se protesta do të zhvillohet në orën 5 në Tiranë, për t’i dhënë leksionin e merituar organizatës kriminale me në krye Edi. Lideri demokrat tha se sot më shumë se kurrë më parë vendi ka nevojë për fjalën dhe revoltën  e qytetarërve.

"Qytetarë dhe qytetare! Çdo përpjekje, përveç se përpjekjeve tuaja janë humbje kohe. Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë. 

Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy.

Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme. 

Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita proteste

Sondazh

Poll