Politike

Dënimi i Irena Gjokës/ KLGJ s’pranon ngritjen e komisionit, ia kalon çështjen e gjyqtares ILD-së

Me shumicë votash, KLGJ rrëzoi relacionin e prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën, e cila vërtetoi se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës.

30 Janar 2026, 13:08 Nga I.A
Dënimi i Irena Gjokës/ KLGJ s’pranon ngritjen e komisionit, ia
Irena Gjoka

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka pranuar ngritjen e komisionit për dënimin e Irena Gjokës në Greqi. Me shumicë votash, KLGJ rrëzoi relacionin e prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën, e cila vërtetoi se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës.

Relacioni i Prokurorisë së Përgjithshme u votua 5 vota kundër dhe 4 vota pro. Ndërkohë që çështja i ka kaluar tashmë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. 

Çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në hetime?

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik. Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së. Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit./Dosja.al

irena gjoka klgj ild

Sondazh

Poll