Politike

Amnistia penale, Lamallari: Do kemi një miratim të këtij akti

Lamallari ka deklaruar se është kërkuar një hetim proaktiv në të gjitha burgjet e vendit, ndërsa theksoi nevojën për masa më të gjera sigurie.

30 Janar 2026, 12:46 Nga I.A
Amnistia penale, Lamallari: Do kemi një miratim të këtij akti
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka komentuar arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit disa ditë më parë. Lamallari ka deklaruar se është kërkuar një hetim proaktiv në të gjitha burgjet e vendit, ndërsa theksoi nevojën për masa më të gjera sigurie.

Ndërsa duke folur për amnistinë penale, Lamallari theksoi se së shpejti do të kemi do të kemi një miratim të këtij akti.

"Siç ju jeni njohur sapo ndodhi situata në burgun e Durrësit reagimi ishte i menjëhershëm. U vunë para drejtësisë personat përgjegjës, por duke bërë në këtë rast transferimin e të gjithë të burgosurve me rrezikshmëri në një burg tjetër. Është kërkuar një hetim proaktiv në të gjitha burgjet e vendit. Kërkon masa më të gjera më shumë se një rast konkret. Kjo është arsyeja pse unë kam kërkuar organizimin e një tryeze më të gjerë edhe me partnerët ndërkombëtarë, ku në fokus do të jetë siguria në burgje. Sa i takon amnistisë, kjo është në përfitim të shumë shtetasve shqiptarë, disa prej të cilëve janë burg dhe paraburgim.

Them që së shpejti do të kemi do të kemi një miratim të këtij akti. Patjetër do të bëj të pamundur që kjo të shikohet sa më shpejt. Unë besoj që duke qenë se po flasim për amnistinë, nuk mendoj që një muaj kohë që ne kemi në dispozicion nuk është e vonuar. Sa u takon vizitave të të burgosurve për shëndetin, nuk ka qenë në dijeni të Drejtorisë Burgjeve, prandaj dhe janë kërkuar shkarkime. I kam kërkuar kontrollit të brendshëm të burgjeve, që të ketë sa më shumë masa. Të gjithë informacionin që kërkoj në dispozicion do të jenë në zbatim të ligjit”, tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari

Sondazh

Poll