Politike

“Drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para qytetarëve”, Lamallari: Faza e parë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit është shënuar me sukses

Ministri tha se procesi për ndryshimin e politikës penale, duhet të udhëhiqet nga standardet ndërkombëtare.

30 Janar 2026, 12:17 Nga E.d
“Drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka deklaruar se faza e parë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit është shënuar me sukses. Gjatë një deklarate, Lamallari u shpreh se po vijon reformën në drejtësi. Ai theksoi se është e rëndësishme që të kemi një drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para qytetarëve.

Ministri tha se procesi për ndryshimin e politikës penale, duhet të udhëhiqet nga standardet ndërkombëtare. Në fund, ai tha se 2027 nuk duhet të përkojë vetëm me mbylljen e negociatave teknike, por të dëshmojmë se vendi është dinjitoz në tryezën e Brukselit.

Lamallari: Vijon puna për reformën në drejtësi, me gjithë punën e mirë në këto vite. Për herë të parë në Shqipëri kur nuk mendohej se do kishim shembjen e pandëshkueshmërisë, kjo është bërë e mundur falë PS e bashkëpunimit ndërkombëtar. Me rëndësi të theksojmë drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para qytetarëve. Bashkëpunim efektiv me pushtete të ndryshme që përkthehet në më shumë liri e të drejta për qytetarët që do të jenë të zbatueshme në përditshmëri.

Me rëndësi procesi për ndryshimin e politikës penale, është e rëndësishme të udhëhiqemi në frymë e përmbajtje nga standardet ndërkombëtare. Faza e parë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit është shënuar me sukses, por jemi në një fazë të re, atë të standardeve.

Mos mjaftohemi vetëm nga lajmi i ditës. Ai që duhet lajm për dikë për dikë tjetër është cënim i një procesi ligjor, drejtësia duhet të flasë me standarde. Duhet të jemi koshient që 2027 mos përkojë vetëm me mbylljen e negociatave teknike, por të dëshmojmë se jemi dinjitoz në tryezën e Brukselit. Nuk duhet të presim të jemi vetëm subjekt i padrejtësisë. Kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit të së drejtës, dhe me integritetin e institucioneve, një shërbim që u ofrohet qytetarëve./Dosja.al

besfort lamallari be drejtesi

Sondazh

Poll