Politike

“Shkoni dhe merrni kreditë”/ Rama takim me fermerët: Kemi vënë 250 mln euro në dispozicion

 Gjatë fjalës së tij në takimin me fermerët e Divjakës, Rama u shpreh se përmes Bankës të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti me norma shumë të ulëta.

30 Janar 2026, 10:48 Nga E.d
“Shkoni dhe merrni kreditë”/ Rama takim me fermerët: Kemi
Edi Rama

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria ka vënë 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë. Gjatë fjalës së tij në takimin me fermerët e Divjakës, Rama u shpreh se përmes Bankës të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti me norma shumë të ulëta. Ai tha se bashkitë duhet të jenë shumë më aktivë me fermerët për të adresuar këto financime. 

Kemi vënë në dispozicion për bujqësinë 250 milionë euro që mund të shkojnë dhe në 1 miliard nëse konsumohen, përmes Bankës të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti me norma shumë të ulëta. Shumë pak është shfrytëzuar kjo mundësi sepse për ta shfrytëzuar duket një përgatitje e një dosje për t’u drejtuar bankës. Bashkitë duhet të jenë shumë më aktivë me fermerët për të adresuar këto financime. Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura të përbashkëta, kompani të përbashkëta për të marrë këto financime, të cilat janë aty dhe presin”, tha Rama./Dosja.al

edi rama fermere 250 mln euro

Sondazh

Poll