Politike

"Financimet nuk janë problem, se paratë janë"/ Rama me fermerët: Do të kemi shumë fonde nga BE

Ajo që është problem, sipas tij është mungesa e informacionit dhe përthithjes për t’i thithur ato para.

30 Janar 2026, 10:45 Nga E.d
"Financimet nuk janë problem, se paratë janë"/  Rama me
Foto ilustruse

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se  puna e financimit të ideve që secili ka nuk është më problem. Ajo që është problem, sipas tij është mungesa e informacionit dhe përthithjes për t’i thithur ato para.

Rama tha se do të ketë më shumë fonde nga BE. Kryeministri tha se qeveria ka vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro. Në lidhje me këtë, ai tha se  të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi që janë me garanci nga shteti dhe ku norma e interesit është shumë e ulët.

"Më vjen shumë mirë që shikojmë njëri-tjetrin këtu në këtë zonë pas një periudhe që nga zgjedhjet. Më vjen shumë mirë që jam këtu përsëri si pjesë e këtij cikli dëgjesash për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Dua të fokusohem në një aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara, pasi ne jemi mësuar që i referohemi buxhetit të shtetit, por ai është vetëm një nga komponentët e zinxhirit të financimit të bujqësisë. Komponentët e tjerë janë pak më të vështirë, por janë komponentët që do të bëhen gjithnjë dhe më të pranishme. Duhen të gjithë të përpiqen të mësohen dhe të aftësohen për t’i shfrytëzuar.

Mund të them me plot gojë, që puna e financimit të ideve që secili ka nuk është më problem. Ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe përthithjes për t’i thithur ato para. Ne do të kemi më shumë fonde nga BE, por që lidhen drejtpërdrejt me atë se sa të aftë jemi ne që t’i thithim këto fonde. Për këtë duhen disa gjëra që lidhen me një dosje, e cila duhet të ketë brenda një projekt dhe argumentet pse ky projekt duhet financuar. Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro. Ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi që janë me garanci nga shteti dhe norma e interesit është shumë e ulët.

Kjo garanci është shfrytëzuar shumë pak. Sepse për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, duhet një dosje dhe një projekt. Në këtë aspekt ka një mangësi që ne nuk po e adresojmë dot siç duhet, dhe ka të bëjë me pushtetin vendor. Bashkitë duhet të jenë më shumë aktivë me fermerët dhe bujqit. Nuk duhet të ketë asnjë problem për financimin. Bashkitë dhe ju mund të krijoni nukle dhe struktura të përbashkëta për t’i marrë këto financime. Janë aty financimet presin”, tha Rama./Dosja.al

fermere edi rama takim

Sondazh

Poll