Politike

Takimi me fermerët në Divjakë/ Balluku: Jemi të angazhuar për t'iu mbështetur

Zv/kryeministrja tha se mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skemave dhe janë ezauruar në 95% të tyre.

30 Janar 2026, 10:32 Nga E.d
Takimi me fermerët në Divjakë/ Balluku: Jemi të angazhuar
Belinda Balluku

DIVJAKË- Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se qeveria është angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve.

Zv/kryeministrja tha se mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skemave dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Balluku deklaroi se buxheti 2026 është buxheti më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.

"Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe. Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.

Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin. Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin” tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku 600 mln lekë divjake

Sondazh

Poll