Politike

“Jo koktejeve të molotovit, luftoni me argumente”, Mesazhi i Raportuesit të PE nga Tirana: Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara! 

Kjo sipas tij është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës.

30 Janar 2026, 10:01 Nga E.d
“Jo koktejeve të molotovit, luftoni me argumente”, Mesazhi i
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara.

Ai tha se nuk duhet luftuar me koktejt molotovi, por duhet të luftohet me argumente të forta në skenën politike. Kjo sipas tij është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës. Në fund, Schieder tha se mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE

“Si politikan ti ke mendimin tënd personal, politik, vlerësimin dhe idetë e tua. Por duhet të përmbushësh deh rolin institucional. S’po qëndron këtu me idetë e mia, por qëndroj si relator apo raportues në parlamentin Europian, Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, por më gjerë.

Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Mos të dramatizuar gjithçka, mos të fillohet me koktejt molotovi, etj, por të luftohet fortë me argumente të forta në skenën politike, aty ku duhet. Kjo vlen për qeverinë dhe opozitën. Mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës.”, tha ai./Dosja.al

andreas schieder be molotov

Sondazh

Poll