Politike

“Demokracia me molotov nuk është e mirë”, Raportuesi i PE: Të gjejmë mesin e artë!

Ai tha se personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm pozitiv. 

30 Janar 2026, 09:59 Nga E.d
“Demokracia me molotov nuk është e mirë”, Raportuesi
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se demokracia me molotov nuk është e mirë.

Ai tha se personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm pozitiv. Schieder deklaroi se në gjykimin e tij demokracia po funksionon dhe se ka debat në Kuvend. Sipas tij, duhet gjetur mesi i artë.

“Personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm pozitiv. Demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat në Shqipëri që duken dramatike. Pastaj vjen në Shqipëri dhe sheh një situatë jo dramatike se sa ajo që u gjenerua.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që perceptonin përmes mediave. E di se shqiptarët dhe demokracia po funksionon, ka debat në Kuvend. Ka debate deri në orën 4 të mëngjesit. Që ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe të maxhorancës që duhet të diskutojnë këtë çështje. Ndonjëherë e ke qejf një njeri dhe ndonjëherë e urren. Por mos ta dramatizojmë situatën. Duhet të gjejmë mesin e artë. Nuk do të zgjidhja asnjëherë, por funksionimin normal të një demokracie.”, tha ai./Dosja.al

andreas schieder demokracia molotov

Sondazh

Poll