Politike

"Demokratët vendosin, demokratët duhet të dëgjohen"/ Salianji takim në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale

Ai tha se është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe të përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

29 Janar 2026, 18:45 Nga E.d
"Demokratët vendosin, demokratët duhet të
Foto ilustruse

HIMARA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në Himarë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji u shpreh se pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale.

Ai tha se është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe të përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

Ish-deputeti tha se demokratët duhet të dëgjohen, pasi ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit.

Postimi i Salianjit në Facebook:

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë. Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen. Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve./Dosja.al

demokratë himarë ervin salianji

Sondazh

Poll