Politike

Forumi i Dialogut Politik takon Adriatik Lapajn dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet”, ja për çfarë u dakordësuan dy palët

Të dy palët u dakordësuan në parim për nevojën e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve me qëllim demokratizimin e vendit dhe realizimin e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme.

29 Janar 2026, 18:32 Nga E. D

Forumi i Dialogut Politik takon Adriatik Lapajn dhe aktivistët e

TIRANË- Forumi i Dialogut Politik dhe kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” kanë zhvilluar dje një takim. Ky takim u zhvilluar në kuadër të tryezës që do të organizohet së shpejti, ku të dy palët u dakordësuan për nevojën e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve me qëllim demokratizimin e vendit dhe realizimin e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu gjatë takimit, u theksua nevoja e krijimit të një fronti qytetar të gjerë të të gjithë faktorëve në opozitë përfshirë intelektualët e paangazhuar në subjekte partiake, aktivistët e shoqërisë civile. 

Përfaqësuesit e partisë “Shqipëria Bëhet” paraqitën propozimet e tyre si parime mbi të cilat janë të gatshëm të angazhohen. Ata e vunë theksin te krijimi i qeverisë tranzitore, reforma zgjedhore dhe përfaqësimi në tryezë pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar./Dosja.al

shqipëria bëhet adriatik lapaj

Sondazh

Poll