29 Janar 2026, 17:34
Nga E. D
Ilir Meta, Monika Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin ka përfunduar, pas rreth gjasht orësh. Gjatë seancës, prokurorët e SPAK kanë vijuar paraqitjen e aktakuzës dhe provave të bashkëngjitura në dosje, duke lexuar një pjesë të konsiderueshme të materialit hetimor.
Pas përfundimit të paraqitjes së aktakuzës dhe provave nga ana e SPAK, në seancat e ardhshme pritet që fjala t’i kalojë mbrojtjes. Më herët, avokati i Metës, Kujtim Cakrani bëri me dije se seanca është shoqëruar me tensione dhe debate, teksa shtoi se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
gjkko ilir meta monika kryemadhi
Politike
29 Janar 2026, 16:48
E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për ...
Politike
29 Janar 2026, 16:21
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku ka dorë...
Politike
29 Janar 2026, 16:15
E. D
Jared Kushner, Ivanka Trump
SAZAN- Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenland...
Politike
29 Janar 2026, 15:47
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur një konferencë të nivelit të lartë m...
Politike
29 Janar 2026, 15:45
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar, pas përfundimit të mbledhjes së Konfere...
Politike
29 Janar 2026, 15:17
E. D
Kujtim Carkani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Carkani ka dhënë detaje nga seanca në GJKKO. Duke folur për mediat, ...
Politike
29 Janar 2026, 15:11
E. D
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u shoqërua sot me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për çë...
Politike
29 Janar 2026, 14:40
D.S
foto ilustruese
“Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjed...
Politike
29 Janar 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e medias franceze Le Monde, në a...
Politike
29 Janar 2026, 13:44
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se mazhoranca e ka shndërruar Kuve...