Politike

Opozita takon raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Qeveria dhe Mazhoranca ne Kuvend, po minojnë SPAK

Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke vënë theksin te problematikat serioze që po minojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe standardet demokratike.

29 Janar 2026, 16:48 Nga E.d
Opozita takon raporterin për Shqipërinë në Parlamentin
Foto nga takimi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut,  Jorida Tabaku, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, zhvilluan priten ne një takim raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian,  Andreas Schieder.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke vënë theksin te problematikat serioze që po minojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe standardet demokratike.

Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte bllokimi i shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kjo çështje po mbahet peng në Keshillin e Mandateve përmes votave të shumicës socialiste, duke penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe duke ndërhyrë në proceset e pavarura të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.

Gjithashtu, u ngrit alarmi për mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët theksuan se ndërprerja e fjalës së opozitës gjatë seancave plenare është kthyer në praktikë të zakonshme, ndërsa mekanizmat parlamentarë për kontrollin e qeverisë janë dobësuar ndjeshëm ose janë bërë jofunksionalë.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e Partisë Demokratike nënvizuan degradimin e rolit të Kuvendit, i cili sipas tyre po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një institucion formal, pa debat real dhe pa respekt për pluralizmin politik.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, u informua në mënyrë të detajuar mbi këto zhvillime dhe u njoh me shqetësimet e opozitës lidhur me pasojat që këto praktika kanë për procesin e integrimit europian të vendit dhe për standardet demokratike që kërkon Bashkimi Europian.

Ne emer te Partise Demokratike, deputetet konfirmuan angazhimin për mbrojtjen e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si parakushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë./Dosja.al

gazment bardhi jorida tabaku ivi kaso

Sondazh

Poll