Politike

Ndalimi i daljes jashtë shtetit, Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ndërkohë ditën e djeshme ishte parashikuar të mblidhej Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar çështjen e imunitetit Ballukut, por Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shtyrjen e mbledhjes.

29 Janar 2026, 16:21 Nga E. D
Ndalimi i daljes jashtë shtetit, Balluku bën rekurs në
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me ndalimin e daljes jashtë vendit.

Ndërkohë ditën e djeshme ishte parashikuar të mblidhej Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar çështjen e imunitetit Ballukut, por Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shtyrjen e mbledhjes. Ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për çështjen Balluku.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku gjykata larte

Sondazh

Poll