Politike

"PS u tërhoq për 'Territorialen'"/ Blushi: Duhet të kishte vendimmarrje urgjente për mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Ai theksoi se dështimi i kësaj reforme është përgjegjësi e plotë e Partisë Socialiste, e cila e ka miratuar atë në mënyrë të njëanshme.

29 Janar 2026, 15:45 Nga E. D
"PS u tërhoq për 'Territorialen'"/ Blushi: Duhet
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, se sot duhet të ishte dalë me një vendimmarrje urgjente se kur do të mblidhej Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Blushi foli gjithashtu edhe për një tërheqje të mazhorancës nga kërkesa për ndryshimin e Komisionit te Reformes Territoriale. Ai theksoi se dështimi i kësaj reforme është përgjegjësi e plotë e Partisë Socialiste, e cila e ka miratuar atë në mënyrë të njëanshme.

“E vetmja arsye urgjente që kjo mbledhje sot duhet të kishtë dale me një vendimmarrje, duhet të ishte se kur do të mblidhet Këshilli i Imuniteteve për t’i dhënë zgjidhje një cështje e cila sot është kryefjala dhe duhet të jetë kryefjala, i referohem çështjes Balluku. 

Është e papranueshme që një parlament miraton ligje për të dënuar me burg shqiptarët për parkimin dysh, refuzon bëhet bllok, një barrikadë për të penguar drejtësinë për Belinda Ballukun. Opozita e ka përjashtuar bojkotin si alternativë. Ka qenë një krim bojkoti i mëparshëm i Kuvendit dhe opozita nuk e ka luksin të përsërisë të njëjtat gabime të së shkuarës,” u shpreh Blushi./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll