Politike

“Tensione mes Metës dhe Sotir Kllapit”/ Seanca në GJKKO për Kreun e PL-së, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim, dy akuzat që kërkojmë të pushohen...

Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm. Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte.

29 Janar 2026, 15:17 Nga E. D
“Tensione mes Metës dhe Sotir Kllapit”/ Seanca në GJKKO
Kujtim Carkani

TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Carkani ka dhënë detaje nga seanca në GJKKO. Duke folur për mediat, Carkani bëri me dije se seanca e sotme për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate, teksa shtoi se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar. 

Gjithashtu, Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm. Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte. Në fund, Cakrani deklaroi se synojnë që të pushohen dy cështje, ajo e lobimit dhe CEZ DIA, ndërsa për deklarim të rremë apo mos deklarimi i ka marrë përsipër Monika Kryemadhi.

“Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Ne jemi në seancë paraprake që duhet të shikojmë veprimet proceduriale. Në momentin kur ata mashtrojnë si në rastin e lobimit kur në fakt Meta nuk ka firmosur asnjë dokument.

Ata relatojnë fakte të cilat interperetojnë dhe prokurori tha unë do ti relatoj, por këto nuk janë prova. Ne duam akuzat konkreta për zotin Meta, Kryemadhin etj. Si mund të vijë prokurori pa listën provave?! Ne irritohemi ndaj cdo paqartësie që prokurori bën në relatimin e tij. Ne kemi arritur tek faqja 104, janë 217 faqe plus provave të reja, janë rreth 250 faqe. Ne duhet të lexojmë resht më resht dhe gërmë më gërme. Pra janë edhe 100 faqe, që nuk besoj se do përfundojë sot”, sqaroi avokati./Dosja.al

kujtim carkani

Sondazh

Poll