Politike

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi: SPAK ka regjistruar kallëzim për Peleshin! Balla: Është qesharake

Gjatë konferencës, Gazment Bardhi ka deklaruar se SPAK ka regjistruar procedimin penal mbi kallëzimin që ka bërë ai në emër të PD-së ndaj Kryetarit te Kuvendit, për mos mbledhjen e këshillit të mandateve. Ndërkohë, Taulant Balla e ka cilësuar deklaratën e Bardhit si qesharake. 

29 Janar 2026, 15:11 Nga E. D

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi: SPAK ka regjistruar

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u shoqërua sot me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shtyrjes së mbledhjes së këshillit të mandateve që do shqyrtonte kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Gjatë konferencës, Gazment Bardhi ka deklaruar se SPAK ka regjistruar procedimin penal mbi kallëzimin që ka bërë ai në emër të PD-së ndaj Kryetarit te Kuvendit, për mos mbledhjen e këshillit të mandateve. Ndërkohë, Taulant Balla e ka cilësuar deklaratën e Bardhit si qesharake. 

"Është qesharake që përpara se të prisni Kuvendin, në zbatim të nenit 116 pika 4 për ankimimin mbi interpretimin e rregullores, bëhet kallëzim," tha Balla./Dosja.al

konferenca e kryetarëve gazment bardhi taulant balla

Sondazh

Poll