Politike

Boçi: Miratimi i ligjeve pa transparencë është strategji për të minuar demokracinë

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Boçi është shprehur se ligjet po miratohen në errësirë, pa debat dhe pa transparencë.

29 Janar 2026, 13:44 Nga I.A
Boçi: Miratimi i ligjeve pa transparencë është strategji
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se mazhoranca e ka shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një institucion formal, të zhveshur nga funksioni dhe vlera e tij kushtetuese. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Boçi është shprehur se ligjet po miratohen në errësirë, pa debat dhe pa transparencë.

Boçi theksoi se kjo praktikë është një strategji të rrezikshme për të kaluar ligje me pasoja të rënda për qytetarët, për të shmangur llogaridhënien dhe për të minuar demokracinë parlamentare.

"E keni kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një institucion pa vlerë. Ligjet po miratohen natën, pa debat dhe pa transparencë, në shkelje të hapur të çdo standardi parlamentar.

Sillni në seancë nga 20 projektligje njëherësh, pa asnjë vëmendje, pa diskutim dhe pa përfshirje reale të opozitës. Kjo mënyrë funksionimi e zhvesh Kuvendin nga roli i tij kushtetues.
Është e papranueshme dhe skandaloze që ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, me pasoja të thella për shoqërinë, të kalohen në orën 3 të mëngjesit, pa konsultim, pa transparencë.

Shtoni numrin e seancave parlamentare. Ne si opozite ju themi qe jemi gati te punojme. Por ju nuk doni debat. Strategjia juaj është e qartë. Të kalojnë në tymnajë ligje të rëndësishme, ligje që prekin drejtpërdrejt jetën sociale, ekonomike dhe publike të qytetarëve.

Kjo nuk është rastësi, por një strategji e qëllimshme për të shmangur llogaridhënien, për të anashkaluar opozitën dhe për të minuar demokracinë parlamentare," tha Boçi./Dosja.al

luçiano boçi

Sondazh

Poll