Politike

Vizita në Izrael/ Berisha: Kudo që shkel këmba e Edi Ramës, ai shkon si armik i egër i kombit shqiptar

Në deklaratën e tij për media ai tha se, kishte paraqitur dhe informuar ndërkombëtarët mbi çështjen e AKSHI-t. 

29 Janar 2026, 13:31 Nga D.S
Vizita në Izrael/ Berisha: Kudo që shkel këmba e Edi Ramës,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama, në çdo vend që shkon, është një armik i egër i kombit shqiptar. Në deklaratën e tij për media ai tha se, kishte paraqitur dhe informuar ndërkombëtarët mbi çështjen e AKSHI-t. 

Sipas Berishës, ai ka folur arenës ndërkombëtare për rrezikun real që paraqet Shqipëria nën pushtetin e Edi Ramës me eksportin e të dhënave më sekrete, përfshirë të dhënat e NATO-s në organizatat kriminale.

"Çështja e dosjes së AKSHI-t? Pa diskutim që unë e paraqita atë. Unë, ndërkombëtarëve, u përpoqa t’u paraqes dimensionin më me interes për ata, dhe dimensioni më me interes për ata ishte kërcënimi që Edi Rama me AKSHI-n dhe kartelet e drogës përbën për ta. Sigurisht që informova se gjithçka tek AKSHI është familja Rama, Linda, Armandi dhe vetë Edi, dhe këtë e informova, por i informova për rrezikun real që paraqet Shqipëria e Edi Ramës për ta me eksportin e të dhënave më sekrete, përfshirë të dhënat e NATO-s në organizatat kriminale dhe në armiqtë e NATO-s.

Patjetër, nuk kishte si të mos informoja, qëllim kryesor. Dhe jo vetëm në grup, por edhe në sallë plenare, në të dyja, se ka përgjegjësi. Së dyti, tani do të them unë kaq, kudo që shkel këmba e atij, dhe kudo që të shkojë, ai shkon si armik i egër i kombit shqiptar. Edi Rama, në çdo vend që shkon, kudo që ndodhet, në Tiranë, në Surrel, jashtë vendit dhe brenda vendit, ai tani është një armik i egër i kombit shqiptar. Ky është përcaktimi im. I qartë besoj? I qartë. Në çështjet e tjera, nuk mund të them, se kjo është konsiderata e PD për Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama akshi ps pd

Sondazh

Poll