Politike

Berisha: Rama i konsideron si qenie inferiore, por termometri i zemërimit tek qytetarët, po shkon në nivelet më të larta 

Në një deklaratë për shtyp në Selinë e Partisë Demokratike, ai u shpreh se, termometri i zemërimit po shkon në nivelet më të larta tek qytetarët. 

29 Janar 2026, 13:30 Nga D.S

Berisha: Rama i konsideron si qenie inferiore, por termometri i zemërimit

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se, Rama i konsideron qytetarët si qënie inferiore. Në një deklaratë për shtyp në Selinë e Partisë Demokratike, ai u shpreh se, termometri i zemërimit po shkon në nivelet më të larta tek qytetarët. Sipas tij, është radha të bëhet fjala e qytetarëve dhe se ata janë plotësht të informuar mbi AKSHI-n.  

"Jo, PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias u përgjigjet qeverive, jo partive politike. Kështu që vetëm shqiptarët e kanë fjalën, qytetarët. Tani është radha e tyre, fjala e tyre. Unë ju siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivelet më të larta tek qytetarët, se ky i konsideron si qenie inferiore. Dhe beson se i gënjen dhe i mashtron sipas qejfit. Por e kanë kuptuar jashtëzakonisht mirë dhe ata nuk e kanë tek Lubia.

Jo e dinë që është Rama. 
E dinë se AKSHI është Rama dhe e shoqja me Armand Frangun. E dinë që pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre. I dinë këto dhe qytetarët tani janë plotësisht të informuar. Uraganin e patë vetë si ishte. Tre herë më i madh ishte zemërimi. Imagjinoni ju se po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe kushtetutës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll