Politike

Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve. Peleshi: Taulant Balla kërkoi të presim vendimin e GJK-së

Shkak për debatet ka qenë shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve nga ana e socialistëve. 

29 Janar 2026, 13:18 Nga I.A

 

Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate ditën e sotme mes socialistëve dhe demokratëve. Shkak për debatet ka qenë shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve nga ana e socialistëve. 

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi theksoi se socialistët po marrin në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku. Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh se shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të deputetëve Taulant Balla dhe Bledi Çomo.

Bardhi: Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen. Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Peleshi: Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.

niko peleshi gazment bardhi

Sondazh

Poll