Berisha: Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente situatën dramatike në narko-shtetin e Edi Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Stra...
Në një prenoncim për median, Berisha u shpreh se ka falenderuar publikisht Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për qëndrimin e saj të prerë ndaj kryeminstrit Rama.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit në Strasburg, Rama u denoncua si autor kryesor i skandalit të AKSHI-t. Në një prenoncim për median, Berisha u shpreh se ka falenderuar publikisht Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për qëndrimin e saj të prerë ndaj kryeminstrit Rama.
Sipas Kryedemokratit, Shqipëria renditet në Strasburg si një nga diktaturat autoritare dhe si e vetmja diktaturë autoritare që sipas Berishës, bazohet në drogë.
"Publikisht falënderova Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për qëndrimin e saj të prerë ndaj Ramaduros, të cilin ai e ka fshehur. Por unë falënderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, lidershipin e saj, të cilat në unanimitet i anuluan atij të gjithë takim pas fjalimit me stil Gedafi, që mbajti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. I falënderova për anulimin e drekës zyrtare që është në traditën e atij institucioni që shtron për kryetarët e shteteve apo të qeverive që flasin në atë sallë. I sigurova se këto akte janë një mbështetje e vërtetë për qytetarët shqiptarë.
Janë edhe një apel i rëndësishëm për ta. Gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit u denoncua Rama si autor kryesor i aferës Balluku dhe AKSHI-t. Kërcënimi që përbën Edi Rama për vendet e Europës, duke bërë të mundur koordinatorit të tij të eksportojë të gjithë të dhnëat e internetit nga Shqipëria në duart e bandave, karteleve të drogës dhe armiqve të NATO-s. Tronditëse ishin këto lajme, tronditëse. Mund t’u them se tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, ishte më e përçmuara. Shqipëria e Edi Ramës renditet aty si një nga diktaturat autoritare, por e vetmja diktaturë autoritare që bazohet në drogë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Stra...
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se, sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komisio...
Astrit Kalaja TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuven...
Eglantina Zëre TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizu...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Pritet të mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar proje...
Diella SHBA- Një tjetër artikull nga mediat ndërkombëtare i është kushtuar ministres virtuale 'Diella', për faktin se ag...
Ilir Meta TIRANË- Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shum&e...
Edi RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, do krijohen kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë. N&eum...
foto ilustruese VLORË- Lagjia “Pavarësia” në Vlorë ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, pas...
Edi Rama TIRANË- Gazeta HUFFINGTON POST i ka kushtuar një artikull vendit tonë, këtë herë duke u ndaluar tek korrupsionet n&e...