Politike

(DOKUMENTI) Ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të Posaçëm për Territorialen/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë pritet të ndodhë

Raportohet se pika e katërt e Rendit të Ditës është ajo që mund të shkaktojë debat në komision, pasi bëhet fjalë për miratimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative dhe Territoriale.

29 Janar 2026, 11:04 Nga D.S
(DOKUMENTI) Ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Pritet të mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar projekt- kalendarin e Kuvendit për muajin shkurt. Raportohet se pika e katërt e Rendit të Ditës është ajo që mund të shkaktojë debat në komision, pasi bëhet fjalë për miratimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative dhe Territoriale.

Komisioni ishte parashikuar të kishte 2 bashkëkryetarë, por bojkoti i opozitës solli ndryshime në komision. PS do të ketë 9 deputetë, ndërkohë opozita 8 deputetë. Sipas kërkesës, kryetari do të jetë përfaqësues i PS ndërsa nënkryetari të jetë i PD. Mësohet se Partia Socialiste, kërkon ndryshimin e përbërjes, nga 16 anëtarë me 17 deputetë ku mazhoranca të ketë shumicën./Dosja.al 

(DOKUMENTI) Ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të(DOKUMENTI) Ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të(DOKUMENTI) Ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll