Politike

TID shkakton debate në Komisonin e Turizmit/ Banorët: Projekti nuk është konsultuar, po dëbohemi nga pronat...

Përfaqësuesja e ministrisë së Kulturës, Esmeralda Demiraj tha se ky projekt do të sjell rritje të turizmit dhe dyfishim të vlerave të pronës, por nuk përmendin situatën në të cilën ndodhen banorët. 

28 Janar 2026, 17:56 Nga E. D
TID shkakton debate në Komisonin e Turizmit/ Banorët: Projekti nuk
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Komisoni i Kulturës dhe Turizimit është shoqëruar me tensione, ku u thirrën në seancë dëgjimore banorët e prekur nga projekti TID në Durrës. Në komision morën pjesë përfaqësues nga ministria e Kulturës dhe Bashkisë, ndërsa Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që ka marrë përsipër projektin refuzoi pjesëmarrjen.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Ina Zhupa, e cilësoi këtë si dëshmi të qartë të cënimit të interesit publik. Banorët kanë hedhur akuza, se nuk ka pasur konsultime për hartimin e projektit dhe theksojnë po dëbohen nga pronat. Gjithashtu banorët kërkojë pezullimin e projektit.

Përfaqësuesja e ministrisë së Kulturës, Esmeralda Demiraj tha se ky projekt do të sjell rritje të turizmit dhe dyfishim të vlerave të pronës, por nuk përmendin situatën në të cilën ndodhen banorët. Ndërsa, deputetët e opozitës në Komision, dolën në krah të banorëve të prekur, teksa hodhën akuza se po shkatërrohen trashëgimia kulturore./Dosja.al

komisoni i kulturës dhe turizimit

Sondazh

Poll