Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Presim dekriminalizimin e plote te shpifjes

Me anë të një deklarate, OSBE thekson se i mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. 

28 Janar 2026, 17:11 Nga E.d
Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Presim dekriminalizimin e plote te
OSBE

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Me anë të një deklarate, OSBE thekson se i mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. 

Në njoftim thuhet gjithashtu se forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Në fund OSBE thekson se vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale," thuhet në reagimin e OSBE./Dosja.al

osbe kodi penal dekriminalizim

Sondazh

Poll