Politike

"Linja e kreditimit të BSH është pa limit..."/ Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se edhe pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. 

28 Janar 2026, 15:18 Nga E. D
"Linja e kreditimit të BSH është pa limit..."/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për eksportet deklaroi se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por sipas tij, të mbështeten te digjitalizimi. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se edhe pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. 

Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit.

"Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë. Sidomos kur vjen puna te bujqësia, hapi tjetër është agro përpunimi. Shqipëria të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit.

Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instumenta të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. Qoftë për linjën e kredimit të BSH, duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi ne, nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion", theksoi Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll