Politike

"Synojmë të ulim kostot e transportit"/ Rama: Bizneset të investojnë në burime njerëzore

Gjatë fjalës së tij në në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, Rama u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burime njerëzore.

28 Janar 2026, 15:14 Nga E.d
"Synojmë të ulim kostot e transportit"/ Rama: Bizneset
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeverisa synon të ul kostot e transportit. Gjatë fjalës së tij në në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, Rama u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burime njerëzore. Ai tha se BE është një hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

"Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Dihet investim në burimet njerëzore. Eksporton është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do ti vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti," tha Rama./Dosja.al

 

edi rama be biznes

Sondazh

Poll