"BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash"/ Rama: ‘Made in Albania’ markë cilësie dhe pasaportë për në BE
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku d...
Sipas tij, me këtë akt Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.
STRASBURG- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është padrino i narkoshtetit. Nëpërmjet një videomesazhi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës Berisha u shpreh se, dënon veprimin për bllokimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas tij, me këtë akt Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri. Ai tha se ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën dhe zemërimin e tyre, që të ngrihen dhe ta largojnë nga pushteti Ramën.
Fjala e plotë:
Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros.
Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri. Me këtë akt, ai u thotë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur dhe do të vazhdojmë t’ju vjedhim.
Por ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën, zemërimin e tyre, të ngrihen në revoltë dhe zemërim për të larguar një minutë e më parë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.
Shqiptarët në këtë betejë kanë me vete, kanë mbështetje, kanë aleatë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mbarë qytetarët e lirë në Europë dhe në botë, të cilët shohin tashmë qartë tek narkodiktatori i Tiranës një kopje siameze të Noriegës apo Maduros së Venezuelës./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku d...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Azem Hajdari. Përmes një post...
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se 13 bashki në rang vendi kanë përcaktuar 69 zona prioritar...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka postuar nga burgu versionin e tij për ngjarjet e 21 Janarit 2011. L...
Gent Gazheli TIRANË- Gent Gazheli është emëruar si zv.ministër i Mjedisit, pas shkarkimit si drejtor i Doganave ditën e...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nxjerr detaje nga tre çështje me rëndësi sipas t...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli është larguar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se dorëh...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve duke...
Foto Ilustruese Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha v...
Ervin Demo TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka shpeguar sot se si funksionon granti i performancës për bashkit&eum...