Politike

"BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash"/ Rama: ‘Made in Albania’ markë cilësie dhe pasaportë për në BE

Në lidhje me këtë ai tha se do të mbështeten të gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë, duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me çmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. 

28 Janar 2026, 15:03 Nga E.d
"BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku dhe u prezantua platforma e re Export On. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se BE është një hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Lideri i qeverisë tha se ‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE. Në lidhje me këtë ai tha se do të mbështeten të gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë, duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me çmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. 

"Të gjitha kompanitë tona që janë në një process transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga cfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE. Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme. Kush nuk do di të adopotohet do jetë humbës.

Sot jemi në nisje të një tjetër viti të rëndësishëm në BE. Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në  mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen. Me rëndësi për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën në vend, dhe një nga sfidat e AIDAs është mbështëtja e eksporteve duke mbështetur prodhimet made in Albania. Cojmë në nivel tjetër marrëdhënien me eksportuesit.

‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE, për këtë do të mbështesim gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me cmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. Mbështetja që do të japim për certifikimet ndërkombëtare është diçka që e shohim si një investim strategjik të shtetit, jo thjesht për ti kursyer binzesit disa lekë por për ta ndihmuar të futet në tregun europian.

Duke shtuar mbështetjen e shtetit për certifikimet ndërkombëtare. Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes ti garantohet nga oksigjeni i shtetit por i beson inovacionit dhe transformimit fiton, kush pret që të vazhdojë të rrijë ku është mësuar, duke u mbajtur me oksigjen nga shteti po shtyn në agoni ditën e fundit. Dhe besojmë shumë te manifaktura, për të krijuar më shumë vlerë të shtuar do bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do përqafojnë sfidën e transformimit," tha Rama./Dosja.al

edi rama be ‘made in albania’

Sondazh

Poll