Politike

U shkarkua nga detyra, Gent Gazheli emërohet zv.ministër i Mjedisit, Besmir Beja shkon te 'Doganat'

Sipas vendimit të qeverisë, në vendin e Gazhelit është emëruar Besmir Beja. 

28 Janar 2026, 13:13 Nga I.A
U shkarkua nga detyra, Gent Gazheli emërohet zv.ministër i
Gent Gazheli

TIRANË-  Gent Gazheli është emëruar si zv.ministër i Mjedisit, pas shkarkimit si drejtor i Doganave ditën e sotme. Sipas vendimit të qeverisë, në vendin e Gazhelit është emëruar Besmir Beja. 

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

- Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

- Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. 

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

gent gazheli

Sondazh

Poll