Politike

U shkarkua nga Rama? Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli

Mësohet se dorëheqjen e Gazhelit e ka kërkuar kryeministri Rama para se të nisej për në Izrael.

28 Janar 2026, 12:46 Nga I.A

U shkarkua nga Rama? Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli është larguar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se dorëheqjen e Gazhelit e ka kërkuar kryeministri Rama para se të nisej për në Izrael.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

- Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

- Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. 

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë./Dosja.al

genti gazheli

Sondazh

Poll