28 Janar 2026, 12:29
Nga D.S
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve duke u shprehur se, mazhoranca nuk po e çon Shqipërinë në Europë. Gjatë mbledhjes së komisionit, Korreshi debatoi me Ministrin Gogu duke u shprehur se, nuk shkohet në Europë me çizme me baltë.
Kur po diskutohej për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal, Korreshi tha se, se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë nga autoritetet evropiane për shkak të abuzimeve në Shqipëri.
Saimir Korreshi: Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 milionë euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot për çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqaj që u bllokuan. Ka garanci Uropa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Këto 3.6 dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, ama më gjeni një katunar që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir, toka të vjedhura në Fier.
Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me seriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrim, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim të një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.
Saimir Korreshi: Nuk e di toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o Toni dëgjoj se dëgjosh në Evropë. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? Po ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë? Ne që na thu euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, se na bërë euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Uropa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Uropë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë./Dosja.al
saimir korreshi toni gogu komisioni i ligjeve
Politike
28 Janar 2026, 12:09
D.S
Foto Ilustruese
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha v...
Politike
28 Janar 2026, 11:22
I.A
Ervin Demo
TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka shpeguar sot se si funksionon granti i performancës për bashkit&eum...
Politike
28 Janar 2026, 11:13
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europ&...
Politike
28 Janar 2026, 11:13
D.S
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike...
Politike
28 Janar 2026, 11:03
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Ilir Meta, ka paraqitur një tjetër ankimim n&...
Politike
28 Janar 2026, 10:29
I.A
Diella
FRANCË- Media franceze Liberation i ka kushtuar një artikull korrupsionit në Shqipëri dhe veçanërisht AKSHI-t. Pas a...
Politike
28 Janar 2026, 10:08
D.S
KOSOVË- Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës, si pjesë e një he...
Politike
28 Janar 2026, 10:00
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht n&...
Politike
28 Janar 2026, 09:52
D.S
Postimi në X
SHBA- Ka reaguar Bordi i Paqes lidhur me ftesat e presidentit Trump drejtuar vendeve mes të cilave është edhe Shqipër...
Politike
28 Janar 2026, 09:29
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e cila do mbahej sot në mesditë lidhur me i...