Politike

Ilir Meta kërkon lirinë në Apelin e GJKKO/ Ankimon serish masën e tij të sigurisë

Në ankimimin e tij të fundit, ai kundërshton vendimin e Apelit që la në fuqi masën e sigurisë dhe kërkon lirim. 

28 Janar 2026, 11:03 Nga D.S

 

Ilir Meta kërkon lirinë në Apelin e GJKKO/ Ankimon serish
Ilir Meta

 

 

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Ilir Meta, ka paraqitur një tjetër ankimim në Apelin e GJKKO-së kundër masës së sigurisë së tij  “arrest me burg”. Në ankimimin e tij të fundit, ai kundërshton vendimin e Apelit që la në fuqi masën e sigurisë dhe kërkon lirim. 

Meta është nën masën e sigurimit që nga 21 tetori 2024, për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë së tij. GJKKO ka refuzuar kërkesat e tij të mëparshme për zbutjen e masës, duke lënë në fuqi arrestin me burg. Pala mbrojtëse e Metës ka deklaruar se klienti i tij nuk duhet të mbahet në paraburgim./Dosja.al 

ilir meta ilir meta kërkon lirinë në apelin e gjkko meta ankimon serish masën e tij të sigurisë

Sondazh

Poll