Politike

Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Në një postim në llogarinë zyrtare të “Bordit të Paqes” në X, shkruhet se Bordi mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës në rritje.

28 Janar 2026, 09:52 Nga D.S
Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e
Postimi në X

SHBA- Ka reaguar Bordi i Paqes lidhur me ftesat e presidentit Trump drejtuar vendeve mes të cilave është edhe Shqipëria. Në një postim në llogarinë zyrtare të “Bordit të Paqes” në X, shkruhet se Bordi mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës në rritje.

Bashkë me këtë shkrim, shoqërohet edhe grafiku që përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.

Ditë më parë në Davos, u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Trump, nënshkruan marrëveshjen. Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë në takim. Ndërkohë që Rama në Parlament tha se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump në Vlorë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës./Dosja.al

shqiperia ne bordin e paqes bordi i paqes edi rama

Sondazh

Poll