Aktualitet

Protesta e opozitës/ Mediat e huaja: Mijëra protestues kërkojnë largimin e qeverisë

16 Mars 2019, 11:43 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Mediat e huaja: Mijëra protestues

TIRANË- Opozita e bashkuar ka nisur protestën e saj të 5-të të zhvillaur në muajin e fundit dhe kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo protestë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë bërë një pasqyrim të plotë të saj. Një prej mediave ndërkombëtare që ka pasqyruar protestën është dhe “The Washington Post” e cila shkruan: Mijëra protestues kërkojnë që qeveria të largohet.

SHKRIMI I PLOTË

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë të cilën e akuzojnë se është e korruptuar e lidhur me krimin e organizuar.

Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga mandatet, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore  për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe u ka kërkuar të ulen në bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me Policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mediat nderkombetare protesta e opozites 16 mars 2019 the washington post mediat nderkombetare protesta e opozites 16 mars 2019 the washington post

Sondazh

Poll