Aktualitet

Zbulohet strategjia e opozitës, do bëjnë lëvizje ciklike dhe do mbajnë të rrethuar Kryeministrinë

16 Mars 2019, 11:17 Nga DOSJA
Zbulohet strategjia e opozitës, do bëjnë lëvizje ciklike dhe

TIRANË- Opozita ka nisur prej orës 11 protestën e saj përpara Kryeministrisë. Një prej figurave të larta të PD që mbajti fjalim në protestë ishte ish-deputeti Flamur Noka.  Noka në fjalën e tij u bëri thirje protestuesve për rezistencë dhe për të rrethuar kryeministrinë.

“Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës. Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij”, tha Noka ndër të tjera.

Pas kësaj thirrje protestueist kanë nisur një marshim grup-grupe, dhe kanë rrethuar kryeministrinë. Sipas informacioneve që vijnë nga protesta mësohet se qytetarët do të bëjnë lëvizje ciklike rreth kryeminstisë dhe kërkojnë të mbajnë të rrethuar atë.

Opozita e bashkuar kërkon largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme, që sipas saj do të çlirojë vendin nga krimi dhe nga kriza.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur noka protesta e opozites 16 mars 2019 rrethohet kryeministria strategjia e opozitës flamur noka protesta e opozites 16 mars 2019 rrethohet kryeministria strategjia e opozitës

Sondazh

Poll