Aktualitet

Protestuesit në shesh të revoltuar: Borxhlinjtë s’i shlyjemë dot, do na marrin fëmijët

16 Mars 2019, 09:41 Nga DOSJA
Protestuesit në shesh të revoltuar: Borxhlinjtë s’i

Tiranë- Të revoltuar, të mëzitur shfaqen protestuesit që kanë vendosur të marrin pjesën në protestën e sotme të opozitës.

Ata shprehen se vendi po jeton mes varfërisë dhe se qeveria Rama po i grabit përditë. Një qytetar u shpreh se nuk ka mundësi ekonomike të rrit fëmijët e tij dhe u shpreh se borxhlinjtë  nuk i shlyen dot.

“Me borxh po jetoj. Borxhlinjtë do të më thonë një ditë më jep lekët se do të marr fëmijët. Ku ti gjej lekët unë? Politikanët janë duke bërë qejf. Ka familje që janë pa bukë pa ujë. Nuk shtyhet më kështu.”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa një tjetër tha:  “Gjithë rinia në emigracion. Korrupsion i madh. Kërkojmë një orë edhe më parë largimin e Ramës. Kemi dalë për hallet tona. Ne do të rrimë këtu aq sa do të rrinë të gjithë”.

Mijëra protestues janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e opozitës e cila pritet të nisë në orën 11:00. Për mbarëvajtjen e protestës janë organizuar mijëra policë, të cilët do të asistohen nga drone, kamera sigurie dhe agjentë që do të jenë mes turmës, ndërsa dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. (lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 16 mars 2019 protestuesit e revoltuar protesta e opozites 16 mars 2019 protestuesit e revoltuar

Sondazh

Poll