Aktualitet

Kamëz/ Tatimet dhe policia postbllok në kryqëzimin e Valiasit, gjoba për automjetet që vijnë nga veriu

16 Mars 2019, 08:47 Nga DOSJA
Kamëz/ Tatimet dhe policia postbllok në kryqëzimin e Valiasit,

KAMËZ– Policia e Shtetit ka ngritur një postobllok me mbi 10 efektivë tek kryqëzimi i Valiasit në Kamëz.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bashkë me efektivët e policisë është edhe hetimi tatimor që vendos gjoba dhe ushtron kontrolle ndaj të gjithë furgoneve dhe autobusëve që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës.

Si pasojë në kryqëzim është krijuar trafik i madh dhe të njëjtat burime të Dosja.al bëjnë me dije se njerëzit kanë rreth 2 orë të ngecur në trafik.

Opozita e bashkuar do të protestojë sot në orën 11:00 para godinës së kryeministrisë. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryqezimi i valiasit policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2019 kryqezimi i valiasit policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll