Aktualitet

Protesta e opozitës/ Qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt Tiranës

16 Mars 2019, 08:21 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt

GJIROKASTËR- Qindra protestues nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës, ku do të grumbullohen në Tiranë për të protestuar para Kryeministrisë.

Nga i gjithë qarku i Gjirokastrës mësohet se janë nisur rreth 1500 qytetarë. Më tej shtohet se organizimet për të ardhur në Tiranë kanë qenë me nisma vetjake dhe jo nga partitë opozitare.

SHIFRAT E PLOTA

Bashkia Gjirokastër 400 protestues

Bashkia Këlcyrë 200 protestues.

Bashkia Përmet 150 protestues

Bashkia Tepelenë 150 protestues

Bashkia Memaliaj 200 protestues

Bashkia Libohovë 250 protestues

Bashkia Dropull 150 protestues

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit. Por me djegien e mandateve të tyre, KQZ filloi zëvëndësimin e deputetëve. Deri më tani opozita e re ka 16 deputetë nga listat shumëemërore të rretheve. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1500 protestues protesta e opozites 16 mars 2019 protesta para kryeministrise protestuesit nga gjirokastra 1500 protestues protesta e opozites 16 mars 2019 protesta para kryeministrise protestuesit nga gjirokastra

Sondazh

Poll