Aktualitet

Protesta e opozitës/ Zbulohet plani i PD: Do qëndrojmë 48 orë në shesh

16 Mars 2019, 08:09 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Zbulohet plani i PD: Do qëndrojmë 48

TIRANË- Opozita e bashkuar pritet që të zhvillojë sot një tubim përpara Kryeministrisë në orën 11:00. Këtë herë mësohet se protesta do të zgjasë mës humë se herët e tjera.

Sipas informacioneve të Dosja.al nga Partia Demokratike bëhet me dije se se opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh. Po sipas të njëjtave burime mësohet se policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë.

Edhe pse Policia nuk ka dhënë leje, nga PD mësohet se qytetarët këtë herë do të qëndrojnë 48 orë në shesh përpara Kryeministrisë.

Policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë që prej mbrëmjen e djeshme. Po ashtu, të gjitha makinat që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 48 ore ne shesh plani i pd protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019 48 ore ne shesh plani i pd protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll