Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina e punonjësit të SHISH-it në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (EMRI)

16 Mars 2019, 06:27 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët makina e punonjësit të SHISH-it në

Vlorë– Gjatë mesnatës është shkrumbuar nga flakët në lagjen “Lirim” në Vlorë, një makinë tip “Opel Vectra”.

Dyshohet se makinës me targa VL 7522 C në pronësi të Gëzim Harunit  i është vënë zjarri qëllimisht.  Dosja.al mëson se Haruni është punonjës i SHISH në Vlorë. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:30, në lagjen “Lirim” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip Opel, në pronësi të shtetasit G.H.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gezim haruni policia shkumbohet makina vlore zjarrvënie e qëllimshme gezim haruni policia shkumbohet makina vlore zjarrvënie e qëllimshme

Sondazh

Poll