Aktualitet

Operacioni Precizioni/ Arrestohet 36 vjeçari nga Fieri, anëtari i 40-të i bandës së Met Kananit

15 Mars 2019, 20:27 Nga DOSJA
Operacioni Precizioni/ Arrestohet 36 vjeçari nga Fieri, anëtari i

FIER- Një 36-vjeçar është arrestuar gjatë operacionit “Precizioni” pasi akuzohet për trafikim lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi shqiptar me iniciale G.V, 36 vjeç, banues në Fier dhe njihet si  pjesëtar i grupit të Met Kananit.

Arrestimi i tij vjen pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur “arrest me burg” për të në vitin 2017.

Njoftimi i policisë Fier

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

Kush është Met Kanani?

Met Kanani i njohur ndryshe, si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë në Turqi, si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë edhe heroinë e kokainë. Ai u arrestua në mars të vitit të kaluar në Turqi, pas një operacioni anti-drogës së Stambollit, teksa po priste ardhjen e ngarkesës përmes detit. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro. Grupi i bandës se Kananit, operonte në disa shtete të BE-së, ku edhe kryenin dërgesa me tonelata të tëra droge, përmes Turqisë. Ndërkohë, kujtojmë se ky operacion nisi 2 vite më parë, ku u kryen arrestimet e mëposhtme:

Të arrestuarit në Shqipëri:

1. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

2.    Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

3.    Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

4.    Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

5.    Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6.    Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

7.    Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

8.    Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

9.    Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

10.    Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

11.    Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

12.    Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

13.    Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

14. S.R, banues në Librazhd.

15. G.V. 36 vjeç në Fier (U arrestua sot)

Të arrestuar në Turqi:

1.    Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier

2.    Redjan DERVISHI, 26 vjeç

3.    Ruvin SPAHIU, 46 vjeç

4.    Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë

I arrestuar në Maqedoni:

1. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec
10 anëtarët e tjerë të bandës, janë arrestuar në Greqi dhe Itali

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet anetari i bandes banda e met kananit operacioni precizioni trafik droge arrestohet anetari i bandes banda e met kananit operacioni precizioni trafik droge

Sondazh

Poll