Politike

GJKKO shtyn procesin e 'çështjes Partizani', Jamarbër Malltezi proteston me pankarta në duar

Në një pankartë, Malltezi tregon se çfarë është ndërtuar në ish-kompleksin Partizani për qytetarët në një tokë private. Ndërsa në pankartën tjetër tregon se çfarë është ndërtuar te ish-parku i Autobuzave në tokë shtetërore.   

10 Dhjetor 2025, 12:58 Nga I.A
GJKKO shtyn procesin e 'çështjes Partizani', Jamarbër
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka shkuar me pankarta në duar në në formë proteste në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme. Teksa do të mbahej seanca e radhës për çështjen shqyrtimin e dosjes “Partizani”, Malltezi ka marrë dy pankarta të ndryshme me dy godina dhe i ka mbajtur para me duar për ti filmuar nga mediat.


Në një pankartë, Malltezi tregon se çfarë është ndërtuar në ish-kompleksin Partizani për qytetarët në një tokë private. Ndërsa në pankartën tjetër tregon se çfarë është ndërtuar te ish-parku i Autobuzave në tokë shtetërore.   

Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore./Dosja.al

jamarbër malltezi gjkko privatizimi i kompleksit partizani

Sondazh

Poll