Politike

Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria aktor aktiv në të gjitha platformat e investimeve e bashkëpunimit ekonomik

Për Shqipërinë, sipas Spiropalit, pozicioni i vetëm koherent strategjik mbetet kontributi për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin rajonal dhe atë kontinental.

10 Dhjetor 2025, 12:56 Nga M.L

 

Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria aktor
Spiropali


TIRANA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në Forumin Ekonomik të Delfit që po zhvillohet në Tiranë.

Spiropali theksoi se: Tirana mirëpret Forumin Ekonomik të Delfit në kohën kur Shqipëria është aktor aktiv dhe i besueshëm në marrëdhëniet bilaterale me partnerët, në forumet ndërkombëtare, në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe në të gjitha platformat e investimeve e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim.

Për Shqipërinë, sipas Spiropalit, pozicioni i vetëm koherent strategjik mbetet kontributi për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin rajonal dhe atë kontinental.

Ajo shtoi se Shqipëria po e përdor pozicionin e saj gjeografik për të forcuar lidhjet mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në Adriatik e Mesdhe, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë kibernetike.

Ministrja Spiropali theksoi se stabiliteti rajonal mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, duke rikujtuar mbështetjen e vendit për dialogun Kosovë–Serbi dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në rajon.

Ministrja Spiropali rikonfirmoi ambicien e Shqipërisë për të qenë një aktor dhe faktor proaktiv dhe konstruktiv në rajon: Qëllimi ynë është i qartë: të thellojmë bashkëpunimin me fqinjët tanë, të forcojmë hapësirën tonë të përbashkët adriatike dhe të avancojmë rajonin drejt së ardhmes europiane.

elisa spiropali

Sondazh

Poll