Politike

Platforma kundër shpopullimit/ Berisha: Pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë dhe bonuse çdo muaj nga 50 deri në 60 euro

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se për t’i dhënë një përgjigje katastrofës demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.

10 Dhjetor 2025, 12:53 Nga DOSJA
Platforma kundër shpopullimit/ Berisha: Pagesa nga 1 mijë deri në
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD ka një platformë kundër shpopullimit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se për t’i dhënë një përgjigje katastrofës demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.

Në kuadër të kësaj, lideri demokrat tha se fëmija i parë duhet të ketë një bonus mujor prej 1 mijë euro në vit, fëmija i dytë 2 mijë euro, fëmija i tretë 3 mijë euro dhe fëmija i katërt dhe më shumë 5 mijë euro bonus. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe se shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro. Ndërsa për sa i përket rimbursimit të ilaçeve për fëmijën e tretë, ai tha se përfitojnë të paktën 8 mijë fëmijë.

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët. Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit. Fëmija e dytë 2 mijë euro. Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus. Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus. Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç.


60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare. Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro. Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte. Të gjitha i paguan shteti. Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro. Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit. Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita shpopullim

Sondazh

Poll