Politike

"Mua do të më trembë ai?" U procedua penalisht nga policia për protestën para Kryeministrisë, reagon Lapaj: Bllokova trotuarin, meme e madhe! Mungojnë miliona euro...

Në një transmetim LIVE në Facebook, Lapaj ka theksuar se procedimi lidhet me pretendimin se ka bllokuar trotuarin, ndërkohë që lëvizja kishte depozituar më herët një kërkesë dhe njoftim sipas procedurave ligjore.

10 Dhjetor 2025, 12:30 Nga M.L
"Mua do të më trembë ai?" U procedua penalisht nga
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të policisë për ta proceduar lidhur me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë. Në një transmetim LIVE në Facebook, Lapaj ka theksuar se procedimi lidhet me pretendimin se ka bllokuar trotuarin, ndërkohë që lëvizja kishte depozituar më herët një kërkesë dhe njoftim sipas procedurave ligjore.

Lapaj njofton se, ndonëse çadrat e protestuesve u larguan pa pritur përgjigjen zyrtare nga institucionet, organizatorët do të rikthehen sërish sot në orën 17:00.

Ai shprehet se e vlerëson punën e uniformave blu, por ironizon faktin që ndaj tij gjendet kohë dhe procedohet, ndërkohë që, sipas tij, nuk po merret përgjegjësi për skandale të përmasave të mëdha, përfshirë çështjen e tunelit të Llogarasë. Lapaj akuzon qeverinë se përpiqet të mbulojë problemet si mungesa e medikamenteve në Onkologjik duke hapur procedime ndaj protestuesve.

“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite.

I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë. Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?

Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij? Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë.

Dekoratë që më kanë proceduar sepse reagon sa shumë trembet nga protesta në këtë bulevard ku janë vrarë 4 persona, për pushtetin e tij. Nuk ka lënë rrugë pa bllokuar me goma, ky më tregon mua bllokimin e rrugës? Jam i gëzuar që Rama më ka proceduar sot penalisht”, tha ai./ Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll