Politike

"Industria ushtarake po rilind dhe po fillon me hapa shumë të mirë"/ Rama krenar për projektet me izraelitët e pezulluar nga NATO për korrupsion

Sipas Kryeministrit, teksa pagat po rriten edhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Duke folur për fazën e re të investimeve, Rama tha se asnjë gjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi mes punës dhe besimit. 

10 Dhjetor 2025, 12:14 Nga I.A
"Industria ushtarake po rilind dhe po fillon me hapa shumë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot të flasë me krenari për projektet me kompaninë izraelite të pezulluar nga NATO për korrupsion. Nga ‘Tirana Economic Forum’ Rama u shpreh se tashmë ushtria shqiptare ka hyrë në një fazë të re investimesh dhe zhvillimi.

Sipas Kryeministrit, teksa pagat po rriten edhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Duke folur për fazën e re të investimeve, Rama tha se asnjë gjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi mes punës dhe besimit. 

Rama përmendi edhe disa investime të huaja direkte që në vitin 2024 arritën 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe tendenca vazhdon në rritje edhe në vitin 2025.

"Ne kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave me BE në një kohë rekord, e kemi dyfishuar buxhetin tonë, PBB-në tonë, ndërkohë që deficiti ynë është në nivelet më të ulëta të mundshme. Gjithashtu, kemi edhe një sektor në rritje të turizmit, gjithashtu kemi edhe një sektor, ku po rinovojmë infrastrukturën tonë nga portet deri tek hekurudhat dhe po shtyjmë transformimin digjital me një shpejtësi marramendëse, po e bëjmë gjithçka, duke luftuar korrupsionin, duke modernizuar shtetin. Ndërkohë që, pagat po rriten dhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Asnjë gjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi mes punës, besimit dhe historia jonë e rritjes nuk është sasiore, por cilësore.

Ne po ndërtojmë një ekonomi, që matet, jo vetëm prej vëllimit, por prej vlerave, prej produktivitetit dhe prej inovacionit dhe mund ta themi me qartësi këtë gjë dhe me krenari. Dhe gjithashtu, investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe tendenca vazhdon në rritje edhe në vitin 2025. Kapitali nuk zgjedh rastësisht dhe në këtë gjë e dimë, ai shkon aty ku ka stabilitet, ku ka qartësi dhe ku ka drejtim," tha Rama.

Ndërsa në NATO ka plasur skandali për korruptimin e zyrtarëve të Aleancës, por edhe të vendeve anëtare të Aleanës nga izraelitët e Elbit System, me të cilët kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshje për projekte në Ushtrinë Shqiptare, të cilat NATO i ka pezulluar që prej muajit korrik. Për kompanitë e lidhura me shtetasit izraelitë janë dhënë miliona euro për zbatimin e projektit të armatimit. Edhe pse e pezulluar nga NATO, qeveria shqiptare vijon marrëveshjet edhe me Elbit Sistem, por pa bërë transparencën e nevojshme për projektet ushtarake apo koston e tyre./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll