Politike

"Shqipëria nuk shihet më nga qoshja"/ Rama: Jemi vend që reformat i kemi praktikë dhe jo premtime boshe

Gjatë fjalës së tij në 'Tirana Economic Forum', Rama ka deklaruar se vendi ynë është kthyer në një shtyllë stabiliteti dhe ekonomie në rritje. 

10 Dhjetor 2025, 11:51 Nga I.A
"Shqipëria nuk shihet më nga qoshja"/ Rama: Jemi vend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kthyer në një vend që reformat nuk janë vetëm premtime. Gjatë fjalës së tij në 'Tirana Economic Forum', Rama ka deklaruar se vendi ynë është kthyer në një shtyllë stabiliteti dhe ekonomie në rritje.

"Shqipëria nuk shihet si cepi i largët i hartës, por si një vend ku gjërat ndodhin, reformat nuk janë premtime, por praktika. Vendi ynë qëndron si shtyllë stabiliteti, ekonomi në rritje, kemi hapur kapitujt e negociatave me BE në kohë rekord. Kemi dyfishuar buxhetin. Po ashtu kemi edhe një sektor në rritje të turizmit, dhe një sektor i cili po rinovohet, po shtymë transformimin digjital në shpejtësi marramendëse, pagat po rriten, industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Asgjë nuk ndodh si aksident," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll