Aktualitet

EMRAT/ Nga Lorenc Vangjeli tek Bujar Kapexhiu, kush janë anëtarët e Bordeve të Administrimit në universitetet publike

15 Mars 2019, 20:22 Nga DOSJA

TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka publikuar ditën e sotme listën e re të Bordeve të Administrimit dhe përfaqësuesit e rinj të MASR në Institucionet e Arsimit të Lart publik.

Në këto borde, ajo që bie në sy është pjesëmarrja e emrave të njohur të gazetarisë dhe jetës publike si, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhiu, Marin Mema apo Enrik Mehmeti.

Në Universitetin e Korçës ‘Fan Noli’, përfaqësus të Ministrisë së Arsimit janë vendosur Ilir Mehmeti, Mikel Vllahu dhe Egra Ibrahimi.

Në Universitetin e Shkodrës , ‘Luigj Gurakuqi’, janë vendosur Odeta Barbullushi, Dorina Kripa dhe Namik Kopliku.

Në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit të universitetit janë përzgjedhur Shyqyri Hysi, Florinda Gjergji dhe Suela Shpuza.

Në Universitetin e Vlorës ‘Ismail Qemali’, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bord, janë zgjedhur Ervis Mocka, Raimonda Sinoimeri dhe gazetari i njohur nga Vlora Enrik Mehmeti. Si përfaqësues të studentëve në këtë universitet, është zgjedhur Anjeza Shiko.

Në Universitetin e Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ (UAMD), 3 përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit të universitetit janë zgjedhur Helena Papa, Ilirjana Nano dhe Oltjon Rrumbullaku.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përzgjedhur Fran Gjini, Arta Dollani dhe Pjetër Guralum, ndërkohë bie në sy se si përfaqësues i studentëve në Bordin e këtij universiteti, është zgjedhur gazetari i njohur Marin Mema.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit, janë përzgjedhur Risena Xhaja, Aida Martiri dhe gazetari e analisti Lorenc Vangjeli. Si përfaqësues të studentëve në Bordin e këtij universiteti, është përzgjedhur aktori i njohur dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu.

Në Universitetin e Sporteve ‘Vojo Kushi’ në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit janë përzgjedhur Donjeta Hasko, Redin Jegeni dhe Hysen Domi, ndërsa në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit janë vendosur Arben Dhima, Irida Vejsiu dhe Alba Thoma.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brdet e administrimit në universitetet publike bujar kapexhiu enrik mehmeti lista e anëtarëve të bordit lorenc vangjeli marin mema brdet e administrimit në universitetet publike bujar kapexhiu enrik mehmeti lista e anëtarëve të bordit lorenc vangjeli marin mema

Sondazh

Poll